Suarez bëhet sërish baba, ia vë emrin e lojtarit të Inter

Suarez bëhet sërish baba, ia vë emrin e lojtarit të Inter

Suarez është bërë baba për herë të tretë këtë të martë, pas vajzës 8 vjeçare Delfina dhe djalit 4 vjeçar Benjamin, ka lindur Lautaro.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte emri që kishte zgjedhur sulmuesi i Barcelonës për djalin, Laurato (si Lautaro Martinez i Interiit, me të cilët do të ndeshen sot).

Lajmin e ka dhënë vetë babai nëpërmjet një postimi në profilin e tij të Instagram-it, duke i njohur “botës” Lautaron.

“Mirëserdhe Lauti, shumë të lumtur që të kemi këtu me ne i bukuri jonë. Mamaja është shumë mirë dhe e lumtur po aq sa vëllezëritë. Faleminderit të gjithve për mesazhet!”

Sulmuesi ka munguar të mërkurën për shkak të lindjes së djalit, por do të jetë në fushë kundër Interit sonte./Periskopi/

Shpërndaje në: