Chiellini dhe Bonucci duhet të japin leksione në Universitetin e Havardit

Chiellini dhe Bonucci duhet të japin leksione në Universitetin e Havardit

Qendër-mbrojtësit e Juventusit, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci do të jepnin leksione klasi për mbrojtje në Universitetin e Harvardit.

Kështu të paktën thotë Jose Mourinho, trajneri i Man Unitedit, i cili e lavdëroi dyshen italiane pas humbjes së Man Unitedit, 0-1 nga Juventusi.

Mourinho ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në pjesën e dytë, por sipas tij, mbrojtësit e Juventusit e bën të pamundur punën për ”Djajtë e Kuq”.

”Gjërat nuk përfunduan, të gjithë provonin, të gjithë ishin të fortë deri në fund të ndeshjes”, tha Mourinho në konferencën për shtyp.

Image result for chiellini and bonucci

”Juventusi e mori avantazhin në pjesën e parë, por në të dytën u mbrojtën me dy mbrojtësit e mrekullueshëm, Bonucci dhe Chiellini”.

”Bonucci dhe Chiellini duhet të japin mësim në Univestitetin e Harvardit se si mund të bëhet qendër-mbrojtës”.

”Juventusi është skuadër që ka talent në çdo repart, kështu që ishte ndeshje e vështirë për ne”./Periskopi/

Shpërndaje në: