Wilderit nuk i intereson përballja me Joshuan, ka një porosi

Wilderit nuk i intereson përballja me Joshuan, ka një porosi

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka hedhur poshtë akuzat e Eddie Hearn, menaxherit të Anthony Joshuas, sipas së cilit amerikani përdor emrin e rivalit britanik për të fituar më shumë popullaritet dhe shitur sa më shumë PPV (pay per view-paguaj për ta parë).

Edhe pse të gjithë shprehen se duan të shohin një duel të madh të peshës së rëndë mes Joshuas e Wilderit, ky i fundit ka deklaruar se nuk është aspak i interesuar për këtë përballje në rast se nuk paguhet sa duhet.

Image result for Wilder and joshua

“Unë nuk jam fokusuar te Joshua dhe te ajo që thotë ai apo njerëzit e tij. Unë nuk kam nevojë për emrin e tij për të bërë famë, unë jam një boksier i madh pasi i mposht të gjithë”, tha Wilder.

“Nuk më intereson emri i tij, pasi statuset e mia janë fitoret e mia në ring”, shtoi ai.

Wilder mes tjerash tha se është fokusuar te dueli ndaj Tyson Fury, me të cilin do të përballet më 1 dhjetor, në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit, ku dhe do të mbrojë titullin kampion të kategorisë WBC./Periskopi/

Shpërndaje në: