Sarri konfirmon lëndimin e Hazard

Sarri konfirmon lëndimin e Hazard

Eden Hazard i Chelseat nuk do të luajë kundër BATE në Europa League për shkak të një problemi në shpinë që gjithashtu mund ta detyrojë atë të humbasë përplasjen e së dielës në Premier League kundër Burnley.

Belgu ka qenë në formë të shkëlqyeshëm këtë sezon, duke shënuar tetë gola deri tani, por trajneri Maurizio Sarri do të duhet të bëjë pa 27-vjeçarin të enjten kur ‘Blutë’ i presin bjellorusët për të kërkuar fitoren e tretë nga po aq ndeshje në Europa League.

Related image

Trajneri italian gjithashtu ka frikë se Hazard është në dyshim për udhëtimin në Turf Moor për ndeshjen kundër Burnley në fundjavë.

”Nesër ai është i sigurtë që nuk do të luajë”, tha Sarri në konferencë shtypi të mërkurën.

“Ai ka një problem në shpinë dhe ne po përpiqemi të zgjidhim problemin për të dielën. Nuk është shumë e lehtë”. /Periskopi/

Shpërndaje në: