Trajneri i njohur ndërron mbiemrin, i vie turp që ka prejardhje serbe: Shan Millosheviqin
Trajnerit të njohur, Nestor El Maestro i pengon të ketë një mbiemër të ngjashëm me kriminelin e ballkanit, Sllobodan Miloshevic.
Ai ka ndryshuar mbiemrin vetëm se i vije turp që është me prejardhje nga Serbia.
Ai u lind në vitin 1983 në Beograd ndërsa emri i parë i tij ishte Nestor Jevtic.
Ai tashmë jeton në Angli dhe ka ndryshuar mbiemrin në moshën 16-vjeçare pasi prapashtesa “ic” është e njejtë me atë të Miloshevicit.
![]()
“Dëshiroja ta heq atë ‘iç’. Pas aq vitesh në Angli ndihesha si britanik, por edhe më vinte turp që isha nga Serbia, pasi në atë kohë e gjithë bota e shihte si agresor. Tirani Slobodan Milosevic, mbiemri i të cilit përfundon si i imi (me iç) është dënuar për krime lufte”, ka thënë Nestor në një intervistë për “Gardian”.
Për herë të parë emrin e mbiemrin i ndërroi kur u bë John Smith, më vonë e ktheu emrin Nestor, por ia shtoi edhe El Maestro, sepse i tingëllonte më “cool” dhe tani njihet me këtë emër.
“Tani jam El Maestro, më gjatë se sa isha Jevtic dhe jam mësuar të jetoj me këtë mbiemër”, ka thënë trajneri 35-vjeçar.
Ai përgjatë karrierës së tij profesioniste ka qenë asistent i Schalke 04, Hannover 96, Hamburg, Austria Wien. Në vitin 2017, Nestor filloi punën si trajner i parë me skuadrën sllovake, Sporting Trnava.
Aktualisht është trajner i CSKA Sofia në Bullgari, dhe është vetëm 35-vjeçar./Periskopi/



