Ledri Vula tregon pse i dha fund lidhjes së dashurisë me Dafina Zeqirin (VIDEO)
Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, të dy shumë të suksesshëm në fushën e muzikës i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë, por kjo nuk i pengon të ruajnë miqësinë.
I ftuar në Express Rozë, Ledri i cili sapo ka mbyllur dhe historinë e fundit të dashurisë me Adela Sollakun, i është referuar Dafinës si shok.
Madje dhe pyetjes së drejtuar nga një fanse se pse i dha fund lidhjes me Dafinën ai i përgjigjet:
“Shumë më të mirë jemi si shokë, Dafinën e kam shumë shok. Më mirë funksionojmë kështu”.
Të njëjtën përgjigje do të jepte kohë më parë dhe Dafina në një emision tjetër televiziv në Kosovë.
Ndërkohë Dafina aktualisht po shijon dashurinë me të dashurin e saj domenikan, Jose.
Jo më larg se sot u publikua një foto e këngëtares Zeqiri nën shoqërinë e tij, fotografit Berisha, dhe modeles Martini me të dashurin.



