Ozil i jep fund dilemave se cili është më i miri mes Messit dhe Ronaldos, me një përgjigje epike
Mesut Ozil nuk mund të zgjedhë mes Lionel Messit e Cristiano Ronaldos, ai i konsideron të dy si më të mirët në botë.
Ozil ka luajtur shumë ndeshje me Ronaldon te Real Madridi, nga viti 2010 deri 2013 dhe pa asnjë dyshim, sipas tij, ai është më i miri me të cilin ka zbritur në fushë dhe ka ndarë dhomën e zhveshjes.
Sa ishte pjesë e Realit, gjermani gjithashtu ka luajtur shumë ndeshje edhe me Lionel Messin, por si kundërshtarë – të cilin e cilëson si më të fortin që e ka pasur ndonjëherë përballë.
30-vjeçari i konsideron fituesit e 10 “Topave të Artë” si më të mirët në botë, dominimi i të cilëve është drejtë përfundimit.
Ai nuk mund të zgjedhë mes njërit apo tjetrit.
“Lojtari më i mirë që ndonjëherë kam luajtur me të është Cristiano Ronaldo kurse lojtari më i mirë që kam luajtur kundër është Lionel Messi”, ka shkruar Ozil në llogarinë e tij në “Twitter”.
Best player I’ve played with is #Cristiano Ronaldo ??- best player I’ve played against is #Messi! ?? https://t.co/7ZvNT6ksmv
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) October 24, 2018



