Shaqiri është zëvëndësuesi i Coutinhos – thotë legjenda e Liverpool

Shaqiri është zëvëndësuesi i Coutinhos – thotë legjenda e Liverpool

Xherdan Shaqiri është i aftë të mbushë boshllëkun tek Liverpool, që u krijua nga largimi i Philippe Coutinho drejt Barcelonës, thotë Neil Mellor.

‘Të Kuqtë’ dëshironin të mbanin yllin brazilian, por me insistimin e ‘Katalanasve’ ai u shit në merkaton e janarit sezonin e kaluar, shkruan Periskopi.

Jurgen Klopp iu kundërvu kërkesës për të gjetur një zëvendësim të drejtpërdrejtë në atë kohë, me reparte tjera që sipas trajnerit gjerman kishin nevojë për t’u përforcuar.

Image result for Shaqiri

”Me të vërtetë më pëlqen Xherdan Shaqiri. Çfarë transferimi ka qenë ai për Liverpool, pasi u ble nga Stoke City”.

”Ai ka aftësinë e krijimit të pasimit të fundit për ta thyer mbrojtjen. Ai e bëri këtë dy herë ndaj Huddersfield”, vazhdoi Mellor.

”Që nga largimi i Coutinhos, Liverpoolit i mungonte një lloj i lojtarit të tillë”.

”Ne e dimë se tre sulmuesit shënojnë gola, por nëse mbrapa tyre është një lojtar që është kaq kreativ, kjo ndryshon shumë”, tha ish-sulmuesi i Liverpool./Periskopi/

 

Shpërndaje në: