Bukuroshja argjentinase rrëfen flirtin me Messin
Kohë më parë është përfolur për një lidhje dashurie midis balerinës argjentinase Luciana Salazar dhe yllit të Barcelonës Lionel Messi.
Megjithatë 10 vite pas këtyre thashethemeve ka qenë bukuroshja që i është kthyer këtij “flirti” duke mohuar gjithçka që mediet raportuan në atë kohë.
“Kurrë nuk kam thënë se jam takuar me Messin kur isha më e re, është një legjendë”, ka thënë bukuroshja argjentinase. Ndërsa kur drejtuesi i emisionit e pyeti edhe më tej, ajo pranoi se kishte drekuar me Lionel Messin, por vetëm aq.




