Dy gjigantë evropianë pas Zlatan Ibrahimoviqit

Dy gjigantë evropianë pas Zlatan Ibrahimoviqit

Zlatan Ibrahimovic nuk do të kthehet në janar te Manchester United. Edhe pse është përfolur shpesh se sulmuesi suedez mund të bënte prapakthehu në Angli për të luajtur pjesën e dytë të sezonit, në pritje të rifillimit të kampionatit në MLS apo për të mbyllur eksperiencën amerikane me vetëm një vit qëndrim atje, Jose Mourinho bën të qartë se këtë herë dyert e “Djajve të Kuq” nuk do të jenë të hapura për suedezin.

“Nuk ekziston asnjë mundësi që të merret në konsideratë hipoteza e kthimit të tij në radhët e skuadrës tonë”, deklaroi Mourinho sot në konferencë për shtyp.

Kësisoj, nëse Ibrahimovic dëshiron të kthehet në Evropë, duhet të shohë për ndonjë destinacion tjetër ndërsa është aluduar në mediet evropiane se ai po ndiqet me interes nga Milan dhe Real Madrid.

Të dy skuadrat nuk po kalojnë një moment të mirë dhe kanë nevojë për një element me shumë eksperiencë që t’i ndihmojë në fazën sulmuese dhe me vetë lojtarin që ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen e tij, nuk është aspak çudi që Ibran ta shohim në janar në një konferencë prezantimi duke mbajtur lart një fanellë tjetër.

Shpërndaje në: