Guardiola: Të gjithë janë kandidatë për titull, përveç Manchester Unitedit
Trajneri katalan i Manchester Cityt, Josep Guardiola është përgjigjur në pyetjen se kënd e sheh në luftë për titull në garën e sivjetme në Premier Ligë, shkruan Periskopi.
Vitin e kaluar ekipi i tij e mbylli garën me 100 pikë – rekord në ligë, por sivjet ata e kanë nisur pak më dobët duke barazuar dy herë në nëntë ndeshje.
Ata e ndajnë kreun me Liverpoolin, ndërkohë që prapa me vetëm dy pikë e kanë Arsenalin, Tottenhamin dhe Chelsean.
Guardiola ka thënë se të gjitha këto ekipe janë në luftë për titull, pa përmendur Unitedin e Mourinhos, klub që ka shpenzuar 350 milionë funte në dy vitet e fundit.
United është në vendin e 10 me vetëm 14 pikë, ose nëntë më pak se skuadra e tij. /Periskopi



