Legjenda e United: Po vuaj shumë, kjo nuk do të ndodhte kurrë me Fergusonin në detyrë

Legjenda e United: Po vuaj shumë, kjo nuk do të ndodhte kurrë me Fergusonin në detyrë

Legjenda e Manchester Unitedit, Eric Cantona, ka thënë se vuan kur e shikon Manchester Unitedin duke luajtur dhe beson se ky lloj i lojës është duke e bërë skuadër joatraktive.

“Djajtë e Kuq” janë në vendin e dhjetë në Premierligë në këtë stinor, dhe po kalojnë formë të dobët në Ligën e Kampionëve në fazën e grupeve, transmeton Gazeta Express.

“Vuaj shumë me lojën e Unitedi, dhe vuaj më shumë kur e shoh Manchester Cityn duke luajtur për mrekulli”, ka thënë francezi.

“Humbet ndaj Juventusit dhe ata kanë kontrollimin  topi me 70 përqind në Old Trafford. Mund ta imagjinon këtë me Fergusonin në detyrë?”.

 

Shpërndaje në: