Ylli i kombëtares së Kosovës, mbret i asistimeve në Hollandë

Ylli i kombëtares së Kosovës, mbret i asistimeve në Hollandë

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Arber Zeneli po vazhdon të tregojë formë të mrekullueshme në ligën holandeze, ku atje paraqitet për ekipin e SC Heerenvenn.

Zeneli është i pari në ligën holandeze sa i përket asistimeve të bëra, duke i lënë shumë mbrapa kundërshtarët e tij, transmeton Indeksonline.

Arberi ka regjistruar deri më tani gjashtë asistime këtë sezon. Kurse i dyti pas tij është Hakim Ziyech i Ajax që ka tre asistime.

Kjo formë e mirë në ligën holandeze e ka përcjellur edhe në përfaqësuesen e Kosovës. Performancat e tij të mrekullueshme kanë bërë që ai të jetë ndër lojtarët kryesor në përfaqësuese./Periskopi/

Shpërndaje në: