De Boer flet pas humbjes nga Sampdoria
Zikaltërit u mposhtën me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e zhvilluar si mysafir.
Por, trajneri holandez nuk mendon se mund të shkarkohet nga drejtuesit e klubit.
“E ardhmja? Besimi që ka klubi nuk ndryshon brenda javës. Kemi skuadër të mirë dhe mund të përmirësohemi”, deklaroi De Boer.
Është pritur shumë që Interi të këndellet me ardhjen e De Boer, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh, përkundër faktit se kjo skuadër ka një numër të konsiderushëm të yjeve. /Periskopi.com



