Patrisi flet për konfliktin mes Tunës e Robertit: Vëllau si shkau, ‘Heta le t’i këqyr punët e veta’
Patris Berisha për herë të parë ka folur në një emision për konfliktin verbal mes Tunës dhe vëllait të tij, Robert Berishës, shkruan Periskopi.
Në emision te Ermal Mamaqi, ai ka thënë se për të më të rëndësishmit janë Tuna dhe djali i tyre Tiani.
“Te ne në Kosovë, e themi një shprehje: Vëllai është si shkau. Shka i themi ne kur duam ta nënçmojmë një serb. Kështu që për mua të rëndësishëm janë Tuna e Tiani, me gjithë respektin për të gjithë familjarët”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se është krenar me Tunën se si ajo ka arritur të menaxhojë gjithë këtë situatë, dhe t’i përballojë sulmet e vazhdueshme që thotë se i janë bërë asaj, edhe nga mediet.
“Nuk provokohem nga titujt e medieve, le të shkruajnë çfarë të duan. Tuna ka arritur ta menaxhojë shumë mirë këtë, dhe asnjëherë nuk e ka humb përkushtimin si nënë, si bashkëshorte dhe si një këngëtare e suksesshme”, ka thënë ai tutje.
“Ne nuk jemi në luftë, e as në paqe. Shpresoj që kjo të përmbyllet dhe të harrohet, e të mos kemi probleme në të ardhmen”, shtoi ai.
Gjersa po diskutohej kjo temë reagoi edhe Tuna, madje ashpër.
“E di Ermal që ti po do t’ua shuash kureshtjen 90 për qind të njerëzve, që nuk u plas bo**a për projekte të Tunës, por duan ta dinë a ka probleme me burrë apo me dikë”, tha ajo.
“Me gjithë respektin për babën, nanën, vëllain e krejt familjen, porosia ime është që secili t’i shikojë punët e veta. Heta i sheh punët e veta”, tha Patrisi tutje. /Periskopi



