Akil Gjakova mposhtet në finale, sjell në Kosovë medaljen e argjendtë
Akil Gjakova ia ka sjellë Kosovës medaljen e tretë të argjendtë nga turneu në Abu Dhabi.
Xhudisti kosovar fitoi të argjendtën në kategorinë deri 73 kilogramë pasi u mposht në finale nga gjeorgjiani, Lasha Shavdatuashvili.
Kjo është medalja e tretë e argjendtë për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit. Për dallim nga ta, Nora Gjakova fitoi të artën.



