Chelsea demolon Burnleyn, ndalet Arsenali

Chelsea demolon Burnleyn, ndalet Arsenali

Chelsea e ka mposhtur me rezultat të thellë Burnleyn, në kuadër të Premierligës angleze.

‘Blutë’ nga Londra shkatërruan Burnleyn si mysafir, me rezultatin e thellë 4:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të të Premierligës.

Alvaro Morata shënoi pas 22 minutave për epërsinë e ekipit të Sarrit, derisa Ross Barkley, Willian e Ruben Loftus-Cheek shënuan tri golat e tjerë në pjesën e dytë.

Chelsea me këtë fitore renditet në pozitën e dytë pas 10 ndeshjeve, me gjithsej 24 pikë.

Ekipi tjetër nga Londra, Arsenali, dështoi si mysafir i Crystal Palacet, ku u ndal në barazim 2:2.

Arsenali arriti të përmbyste disavantazhin 0:1 duke shënuar me anë të Granit Xhakës e Pierre- Emerick Aubameyangut, por Luka Milivojevic barazoi nga penalltia shtatë minuta para fundit.

Milivojevic e shënoi edhe golin e parë në këtë takim për Crystal Palace, po ashtu nga penalltia.

Pas këtij barazimi, me 22 pikë pas 10 xhirove Arsenali tani renditet në pozitën e katërt.

Shpërndaje në: