Pjesa e parë: Barcelona e frikshme edhe pa Messin, Reali po vuan

Pjesa e parë: Barcelona e frikshme edhe pa Messin, Reali po vuan

Ka përfunduar edhe pjesa e parë mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Ndeshja që mezi pritej të fillonte ka shkuar shumë keq për Madrilenët, të cilët janë duke u mposhtur 2:0 në Camp Nou. Duke i shtuar kësaj, që përgjatë 45 minutave Reali nuk ka arritur të ndërtoj një aksion të rrezikshëm.

Barcelona filloi furishëm takimin dhe e mbaroi në mënyrën e njëjtë.

Coutinho realizoi pas 11 minutave, në një kundërsulm që u nis nga Rakitic.

Minuta e 30′ solli për herë të parë vendimin e VAR në El Classico, pas kontaktit mes Varane dhe Suarez. Gjyqtari akordoi penallti, ndërsa sulmuesi uruguajan shënoi për ta dyfishuar epërsinë e Katalanasve.

Ekipi i Valverde vazhdoi me disa raste, e në anën tjetër Lopetegui është duke vuajtur pasi duket se është fundi i tij te Reali./Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=7LakqMtj5HU

https://www.youtube.com/watch?v=AxLRKNAvx2c

Shpërndaje në: