Shqiptari publikon shpalljen për shitjen e “Golf IV” me çmim 5,850 euro, shpërthejnë talljet e shumta (Foto)
Dihet tashmë se vetura e tipit “Golf IV” e “Wolkswagen” është një ndër më të preferuarat e kosovarëve.
Sipas statistikave të Minsitrisë së Brendshme, në Kosovë janë mbi 24 mijë vetura të këtij lloji, duke e bërë më prezenten në Kosovë aktualisht.
Përkundër se kjo veturë është vjetëruar, duke u zëvendësuar nga pasardhësit e saj, si “Golf V”, “Golf VI” e “Golf VII”, çmimi i saj ka lëvizur ngadalë.
Edhe në ditët e sotme, në Kosovë jo rrallëherë hasesh në postime në faqe për shitje-blerje, ku publikohen vetura “Golf IV” për shitje me çmim mbi 5 mijë euro.
Me ato postime, zakonisht shpërthejnë talljet e panumërta në hapësirën e komenteve.
Në një faqe të këtij lloji, sot dikush ka publikuar një shpallje për shitje të veturës “Golf IV” me çmim 5850 euro. Një çmim kaq i lartë për llojin e kësaj veture, ka nxitur talljet në hapësirën e komenteve, disa prej të sillave i sjellim më poshtë.
Ironikisht për veturën në shitje, komentuesit kanë komentuar sikur të ishte fjala për “Golf VI”. /Periskopi/






