Veprimi i turpshëm i Ozilit – tifozët e sulmojnë në rrjete sociale

Veprimi i turpshëm i Ozilit – tifozët e sulmojnë në rrjete sociale

Mesut Ozil ka filluar të akuzohet për mungesë respekti nga tifozët e Arsenalit, pas reagimit të tij kur u zëvendësua në ndeshjen me Crystal Palace.

Në xhiron e 10-të të Premierligës, Arsenali nuk arriti të marrë më shumë se një pikë, duke u ndalur në barazim 2:2 në udhëtim te Crystal Palace.

Në këtë takim, mesfushori me prejardhje turke, Mesut Ozil, u zëvendësua me sulmuesin Danny Welbeck në minutën e 68′ nga trajneri Unai Emery, gjë që e frustroi ish-futbollistin e kombëtares gjermane.

Ozili që ishte edhe kapiten në këtë ndeshje, i inatosur nuk i dha dorën trajnerit Emery, dhe më pas gjuajti në tokë dorezat që kishte veshur gjatë ndeshjes, në shenjë pakënaqësie.

Ky veprim i 30-vjeçarit ka filluar të kritikohet nga tifozët e klubit londinez në rrjetet sociale, që është cilësuar si një gjest i turpshëm.

Shpërndaje në: