Barcelona ‘manita’, turpëron Real Madridin (Video)

Barcelona ‘manita’, turpëron Real Madridin (Video)

Barcelona ka arritur ta mposhtë Real Madridin në Camp Nou, me rezultat bindës 5:1.

Katalanasit erdhën në fushë pa ndonjë presion të madh, teksa mysafirët e kishin të detyruar fitoren pas zhgënjimeve të mëdha kohëve të fundit.

Barcelona ishte favorit absolur dhe dominoi ndeshjen nga fillimi.

Luhej minuta e 11′ kur pas një pasimi magjik nga Ivan Rakitic për tek Jordi Alba, e ky i fundit asistoi te Philippe Coutinho, i cili shënoi për herë të parë në El Classico.

Ndeshja vazhdoi me dominimin e vendasve, teksa Reali nuk e kishte idenë se si të krijonte një sulm të rrezikshëm.

Minuta e 30′ solli një episod të ri në Camp Nou. U desh përdorimi i VAR dhe ishte hera e parë që përdorej në një Klasike.

Gjyqtari sinjalizoi për penallti për kontaktin mes Varane dhe Suares, teksa ky i fundit e shëndrroi në gol 11-metërshin për të shkuar në pushim me dy gola epërsie.

Pjesa e dytë filloi me ndryshime, me trajnerin Lopetegui që nxori nga loja Varane dhe futi Vazquez.

Këto ndryshime sollën pozitivitet te Reali, që ngushtuan rezultatin një 2:1 nëpërmjet Marcelos në minutën e 50′.

Ekipi i Julien Lopetegui kishte mundësi të arta për ta barazuar rezultatin, por nuk u shfrytëzuan.

Minuta e 75′ solli goditjen finale për Real Madrid, ku Luis Suarez shënoi për 3:1 dhe këtu mori fund gjithçka, duke filluar me dominimin e Balugranasve.

Tetë minuta më vonë, sulmuesi uruguajan shënoi me kokë dhe kompletoi het-trikun e parë në El Classico.

Transferimi i verës, Arturo Vidal kompletoi manitën e famshme të Barcelonës, duke e turpëruar edhe njëherë Real Madridin në Camp Nou.

Barcelona udhëheqë në La Liga me 21 pikë, teksa Reali në pozitën e 9 me 14 pikë./Periskopi/

Shpërndaje në: