Sergio Ramos godet trajnerin me deklaratën pas ndeshjes
Kapiteni i Real Madridit Sergio Ramos pas humbjes së thellë të ekipit të tij në derbin e ligës së Spanjës me Barcelonën, u deklarua rreth situatës aktuale dhe iu përgjigj edhe pyetjeve për nevojën që Reali të angazhojë trajner të ri.
Njëri nga lojtarët më të trofeshëm në të gjeneratës së tij, fillimisht pohoi “se situata në zhveshtore është shumë e rëndë, meqë sot ka qenë një takim i kyç, por rezultati dhemb” shkruan Marca.
Mirëpo, deklarata që pasoi ishte mesazh i qartë për trajnerin aktual, por edhe për kryesinë e klubit. Ramos deklaroi se “me këtë trajner jemi të vdekur, duhet të merren vendimet nga lart” dhe vazhdoi duke thënë “respekti duhet të fitohet, respekti nuk mund të imponohet. Unë gjithmonë kam kaluar mirë me trajnerët dhe dihen emrat e trajnerëve më të cilët kemi fituar trofe. Mirëpo, për një trajner është e rëndësishme të menaxhojë situatën në zhveshtore”, përfundoi Ramos pas ndeshjes, transmeton Insporti.
Mbrojtësi 32 vjeçar, edhe pse ka reputacion si një nga lojtarët më të ashpër, disa thonë edhe më të ndytë të gjeneratës së tij, ëhstë kapiten i Real Madridit, që kur klubin e braktisi Iker Casillas dhe është një nga figurat shumë të rëndësishme në klub.
Mesazhiu i tij eshe për trajnerin aktual duke i qartë, në kohën kur mediat kanë filluar të spekulojnë se kush do të pasojë Lopeteguin në bankën e klubit mbretëror.



