Futbollisti më i mirë kosovar i javës në Evropë

Futbollisti më i mirë kosovar i javës në Evropë

Me ndeshjet e sotme përmbyllet kjo javë në ligat e futbollit evropian. Kësaj here, lojtarët e kombëtares së Kosovës ishin disi të zbehtë dhe nuk ia dolën të kishim impakt të madh, marrë në përgjithësi.

Rashica u fut në lojë nga minuta e 70 për Werder Bremenin që humbi 2-6 nga Bayer Leverkuseni. Zhegrova sërish nuk luajti. Arbër Zeneli i Heerenvenit vazhdoi me asistime, duke e bërë të 14 në fitoren si mysafir te AZ Alkmaar. Por, 23 vjeçari ende nuk gëzon vëmendje të lartë nga ekipe më të mëdha.

Sot luan Berisha, dhe ndoshta Muriqi. Ujkani mbetet sërish pa gjasë.

Lojtari kosovar i javës nga Periskopi, pa asnjë dilemë është Benjamin Kololli – mbrojtësi ynë i krahut të majtë që te Zurichu po luan si mesfushor i së njëjtës anë. Ai ishte tepër i rëndësishëm për ekipin e tij në humbje, duke shënuar edhe një tjetër gol.

Javën e kaluar, më i miri ishte Valon Berisha i Lazios.

Shpërndaje në: