Ronaldo flet për akuzat e përdhunimit: Më së shumti kanë vuajtur nëna me motrat e mia

Ronaldo flet për akuzat e përdhunimit: Më së shumti kanë vuajtur nëna me motrat e mia

Futbollisti i dytë më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për magazinën e njohur futbollistike, France Football, përcjell Periskopi.

Ai ka folur për marrëdhënien me Florentino Perezin, për të cilin ka deklaruar se e ka parë veç si një mjet për të bërë më shumë para dhe se kurrë nuk i ka folur me fjalë zemre. Se çka priste më shumë Cristiano, vështirë të kuptohet.

Por, ai ka folur edhe për çështjen më aktuale me të cilën lidhet sot. Rasti i përdhunimit që pretendohet se i ka bërë Mayorgas.

Ja se çka thotë:

“Çështja Mayorga? I kam shpjeguar gjithçka partneres sime, djali im është shumë i vogël për të kuptuar. Ato që kanë vuajtur më shumë janë nëna dhe motrat e mia: janë të mërzitura dhe të inatosura. Është hera e parë që i shoh në këtë gjendje.”

Shpërndaje në: