Ronaldo i lindur për të fituar

Ronaldo i lindur për të fituar

Ylli portugez po shkëlqen edhe me fanellën e Juventusit.

Joao Cancelo së bashku me Cristiano Ronaldon gjatë verës iu bashkuan Juventusit.

Që të dy po tregojnë klasin e tyre në skuadrën italiane dhe qysh tash janë kthyer në futbollistë shumë të rëndësishëm për Massimiliano Allegrin.

Cancelo në një intervistë për Sky Sport, ka folur për bashkëkombësin e tij dhe ndryshimin që e ka bërë ai në skuadrën e Juves. Sipas mbrojtësit të krahut të djathtë askush përpos Ronaldos nuk e meriton Topin e Artë këtë vit.

“Çdo ditë që stërvitem me Ronaldon e shoh se çfarë njeriu është ai, ndonëse ka fituar pesë herë Topin e Artë”, ka theksuar Cancelo.

“Nëse ndodh që Cristiano nuk e fiton Topin e Artë këtë vit, do të ishte katastrofë. Ai është më i miri në botë dhe sezonin e shkuar ishte lojtari vendimtar në sukseset e Real Madridit”.

“Ai njeri është i lindur për të fituar dhe jeton për një gjë të tillë”, ka theksuar portugezi.

 

Shpërndaje në: