Lajm i keq për Liverpoolin: Kthehet ‘dështaku’ Karius pasi dështoi edhe në Besiktas
Loris Karius u huazua te kampioni turk Besiktas gjatë afatit kalimtar veror për dy vitet e ardhshme nga Liverpool. Ai kishte pasur sezon katastrofal me Liverpoolin, duke gabuar shpesh gjatë ndeshjeve të Premier Ligë, por duke e pasur kulmin e gabimeve në ndeshjen kundër Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve, ku ekipi i tij pësoi 3-1 falë dy gabimeve të tij, shkruan Periskopi.
25 vjeçari ka dështuar keq edhe në Turqi me gabime të shpeshta dhe tashmë BBC bën të ditur se gjiganti turk kërkon ta kthejë në Liverpool qysh në Janar.
Në vend të Kariusit, ata e duan sulmuesin 23 vjeçar belg, Divock Origi.
Edhe portieri që i kushtoi Liverpoolit ‘një dreq e gjysmë’ ka bërë lëshime të tmerrshme gjatë këtij sezoni. /Periskopi



