Talent i madh por shumë dembel: Barça largon Osman Dembelin
Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele do të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë miniafatit kalimtar të janarit, përcjell “Mundo Deportivo” të martën.
Mësohet se te Barcelona kanë marrë vendim për ta nxjerrë 21-vjeçarin në shitje, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe është treguar dembel gjatë seancave stërvitore.
Dembele te Barcelona u transferua në vitin e shkuar nga Borussia Dortmundi për 115 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022.
Këtë edicion, Dembele ka shënuar pesë gola në 12 paraqitje në të gjitha garat. Kjo nuk është pak por… Barcelona është Barcelonë.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 80 milionë euro dhe interesim për të kanë shprehur Arsenali, Chelsea e Tottenhami.



