Si ia del Athletic Bilbao që të bazohet vetëm në lojtarë të akademisë tash e 107 vjet?

Si ia del Athletic Bilbao që të bazohet vetëm në lojtarë të akademisë tash e 107 vjet?

Athletic Bilbao bazohet thuaj krejtësisht në akademinë e saj për të gjetur lojtarët dhe ende nuk janë larguar asnjëherë nga La Liga, qe 100 e kusur vjet. Ky rekord ndahet bashkë me Barcelonën dhe Real Madridin – të gjitha të tjerat kanë rënë më poshtë përgjatë viteve.

Vendi i fjetur i Lezamas ndodhet 10 kilometra larg Bilbaos dhe është shtëpia e veç 2 mijë e 400 njerëzve, por aty akomodohet një prej klubeve më të çuditshme në botë: Athletic Bilbao. Veç 14 vjet pas formimit, Athletic-u u akuzua se në mënyrë të paligjshme kishte marrë lojtarë të huaj në Kupën e Mbretit të vitit 2011, kështu që vendosën të luanin vetëm me baskë, ose me lojtarë të prodhuar në vendin e tyre. Më shumë se një shekull më parë, ajo politikë mbetet, përcjell në shqip Periskopi, nga The Guardian.

Mbështetja e klubit në talentët vendorë fillon në qendrën stërvitore të Lezamas, e hapur më 1971 dhe ku aktualisht punon ekipi i parë, ai i grave dhe shumë ekipe të akademive. Janë tetë fusha, një gjimnaz, një dhomë për konferencat e shtyput dhe një dhomë për kontrollime mjekësore, por është harku ikonik – i zhvendosur aty nga stadiumi San Mames – që i jep atij vendi ndjesinë e një institucioni të madh.

Drejtori sportiv Jose Amorrortu ka shprehur krenarinë e tij që 85 përqind e lojtarëve të ekipit të parë vijnë nga akademia e klubit.

“Kemi njëzet njerëz që merren me scouting, që zbulojnë talentët në rajonin baskë, por kemi edhe 150 klube të vogla si-motra që monitorojnë progresin e të rinjëve dhe i dërgojnë ata në Lezama.

Amorrortu ka folur edhe për vlerat e lojtarëve. Ai ka qenë vetë lojtar në klube tjera spanjolle, madje edhe për kombëtaren e Spanjës, por atë që ka bërë në Bilbao nuk ka parë askund. Klubi inkurajon krijimin e jo veç lojtarëve të mirë, por edhe të njerëzve të mirë. 13 nga 21 lojtarët e rinj, po kryejnë studime diplomike – ka thënë ai. /Periskopi

Shpërndaje në: