Babai i Vincent Kompany-së bën historinë në Belgjikë: Kryetari i parë i zi i komunës

Babai i Vincent Kompany-së bën historinë në Belgjikë: Kryetari i parë i zi i komunës

Babai i Vincent Kompany-së, kapitenit të Manchester Cityt është zgjedhur para disa ditësh kryetari i parë i zi i Belgjikës, në atë që është përshkruar si moment “historik” për vendin.

Zgjedhja e Pierre Kompany-së, 71 vjeçar, një inxhinier mekanik i lindur në Republikën Demokratike të Kongos, u urua edhe nga djali i tij përmes një video-mesazhi në të cilën ai foli në tri gjuhë, shkruan Periskopi.

Kompany Fils, 32 vjeçar, ishte lindur në Uccle, një lagje të Brukselit, dhe vëllai i tij i ri Fraçois, që poashtu është futbollist profesionist në një ligë të Belgjikës, folën për krearinë e tyre në frëngjisht, holandisht dhe anglisht.

https://www.instagram.com/p/Bo7OaPpjWJZ/?taken-by=vincentkompany

Futbollisti shtoi shkurtimisht se: “Histori! Ne jemi shumë krenar për babain tonë. Erdhi si refugjat nga Kongoja më 1975. Tash ju keni fituar besimin në komunën tonë duke u bërë kryetari i parë i zi në zgjedhjet në Belgjikë!” /Periskopi

Shpërndaje në: