Shërbëtorja i thyen legenin 88 vjeçarit, djali e zbulon nga kamerat

Shërbëtorja i thyen legenin 88 vjeçarit, djali e zbulon nga kamerat

Një djalë që kishte punësuar një kujdestare për t’u kujdesur për babanë e tij të moshuar, u trondit kur zbuloi se ajo kishte abuzuar fizikisht me të.

Pamjet e kamerave të sigurisë të regjistruar mbrëmjen e së premtes tregojnë dhunimin e 88 vjeçarit në shtëpinë e tij në Zhengzhou, provinca qendrore kineze e Henan.

Pensionisti pësoi një legen të thyer gjatë incidentit, sipas mediave kineze. Djali i të moshuari, i quajtur shkurt si Gao, u zemërua nga veprimet e kujdestares dhe bëri një denoncim në polici.

Shpërndaje në: