Ndeshjet më të rëndësishme të sotme: Real Madridi udhëton në Afrikë, Lampard kthehet si trajner te Chelsea  

Ndeshjet më të rëndësishme të sotme: Real Madridi udhëton në Afrikë, Lampard kthehet si trajner te Chelsea  

Pak ndeshje të ligave më të forta evropiane, pa ndeshje të Ligës së Kampionëve por me ndeshje të rëndësishme në Kupat respektive të shteteve.

Skuadra e Unai Emeryt pret në The Emirates Stadium në kuadër të EFL Cup, Blackpoolin. Chelsea luan kundër Derby Countyt të Frank Lampardit. West Ham – Tottenham është supersfida e kësaj jave. Ndërkaq, Middlesbrough me Tony Pulis luan kundër ish skuadrës së këtij të fundit, Crystal Palace.

Milani që mposhti skuadrën nga Gjenova para disa ditësh, Sampdorian, do të ndeshet në kuadër të Serie A përballë Genovës.

Melilla, një qytet autonom spanjoll në pjesën e kontinentit afrikan do të pres hiç më pak se Real Madridin që ka trajner të ri, Santiago Solarin. Barcelona ndërkohë, luan me Cultural Leonesan.

Në Gjermani, Cologne do të ndeshet me Schalken. Dortmundi me Union Berlinin. Ndërkaq, Monchengladbachu me Bayer Leverkusenin. /Periskopi

Shpërndaje në: