Skandali i Copa Libertadores, gjyqtari largohet nga fusha me ndihmën e policisë

Skandali i Copa Libertadores, gjyqtari largohet nga fusha me ndihmën e policisë

River Plate e ka eliminuar Gremion nga Copa Libertadores, pas dramës së zhvilluar të martën mbrëma.

Për këtë eliminim të klubit nga Brazili, fajtori kryesor shihet gjyqtari kryesor i takimit, pasi i dëmtoi rëndë ata duke pranuar gol të shënuar me dorë.

Në minutën e 82’, Rafael Santos Borre shënoi për 1-1 me dorë, por gjyqtari nuk deshi të dëgjojë dhe nuk u konsultua me VAR-in.

Disa minuta më pas, në atë të 92’, ai u konsultua me VAR-in, por tani në dëm të Gremios, duke akorduar penallti për River Platen që shënoi për 2-1 në minutën e 95’ për t’u kualifikuar në finale të Copa Libertadores.

Pas skandalit me VAR, gjyqtarët u deshën të largohen nga fusha me ndihmën e policisë, pasi lojtarët e Gremios u vërsulën drejt tyre pas gabimeve që i kushtuan me eliminim./Periskopi/

 

Shpërndaje në: