FFK zgjedh nënkryetarin

FFK zgjedh nënkryetarin

Baki Burri do të jetë nënkryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ish-kryetari i Besës së Pejës, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të FFK-së për shumë vjet, do të jetë njeriu i parë pas kryetarit, Agim Ademi.

 

 

Gazeta Olle mëson se nënkryetar i dytë do të jetë Agim Dibrani, i cili më parë ka qenë në politikë, tek Lidhja Demokratike e Kosovës, por jo edhe në futboll.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt të saj, por që nuk është dhënë ndonjë njoftim për nënkryetarët e rinj.

Shpërndaje në: