Kadri Veseli i beson këtij trajneri kosovar, e regjistron djalin në këtë shkollë të futbollit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, e ka regjistruar djalin e tij Yllorin në Shkollën e Futbollit ‘Piramida’, raporton Insporti.com.
I pari i Kuvendit të Kosovës dhe njeherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ia ka besuar djalin e tij, trajnerit kosovar Arsim Prepolli.

Ky i fundit ka qenë futbollist me shumë i njohur në Kosovë ndërkohë që ka bërë karrierë edhe jashtë vendit si në Bosnje Hercegovinë, Iran e Shqipëri.

Ndryshe, Veseli fundjavën e kaluar e ka përcjell Yllorin nga shkallët në stadiumin ‘Ekrem Grajçevci’ në Fushë Kosovë ndeshjen e grupmoshave të reja në mes Fushë Kosovës dhe Piramidës.




