Matuidi i befasuar nga Ronaldo: Ne ishim të vdekur, por ai nuk ndalej

Matuidi i befasuar nga Ronaldo: Ne ishim të vdekur, por ai nuk ndalej

Blasie Matuidi ka zbuluar sesi lojtarët e Juventus ishin të gjithë të lodhur pas ndeshjes me Manchester United, përveç Cristiano Ronaldos.

Ronaldo ka gjetur formën e tij tek Juventus pas transferimit 112 milionë euro nga Real Madrid gjatë verës, me shtatë gola në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A.

“Të gjithë ishim të ‘vdekur’ pas ndeshjes me Manchester Unitedin, madje edhe ditën e nesërme, përveç Cristiano Ronaldos”, shprehet Matuidi për RMC Sport.

“Ai është duke punuar si i çmendur çdo ditë. Prandaj në moshën 33-vjeçare, ai është një shembull për të gjithë ne. Ronaldo është shumë i rëndësishëm për ne gjatë 90 minutave. Ai bën gjëra që nuk mund t’i bëjnë të tjerët. Të gjithë ndihen më të mirë kur luajnë përkrah tij. Ai është një lider”, ka shtuar Matuidi. /Periskopi/

Shpërndaje në: