Munishi për Periskopin: Stop vjedhjeve të lojtarëve Kosovë-Shqipëri
Trajneri i mirënjohur në Kosovë, Ismet Munishi ka folur për Periskopin rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin mes dy kombëtareve të shqiptarëve.
Ditë më parë, Kastriot Dermaku vendosi ta sabotonte Kosovën dhe të kalonte tek Shqipëria, edhe pse u grumbullua me ‘Dardanët’ në ndeshjet e kaluara.
Kurse pak ditë më parë kapiteni i U21 të Kosovës, Ardian Ismajli vendosi të lë kombëtaren e Bernard Challendes dhe të ndërmarrë hapin e njëjtë sikurse Dermaku, të bashkohet me ngjyrat kuqezi.
Për këto zhvillime, Periskopi kontaktoi trajnerin dhe analistin Ismet Munishi, i cili u shpreh se këto gjëra duhet të ndalen njëherë e mirë.
”Duhet të ketë koordinim më të mirë mes 2 Federatave, jo të vidhen lojtarët në këtë formë, mendoj unë”, tha ish-trajneri i Besës së Pejës për Periskopin./Periskopi/



