Pirlo i befason tifozët e Milanit, tregon favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve

Pirlo i befason tifozët e Milanit, tregon favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve

Juventusi i ka rritur edhe më shumë ambiciet për ta fituar Ligën e Kampionëve, pasi në 3-4 vjetët e fundit ishte shumë afër këtij qëllimi.

Ish-mesfushori italian i Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se rivalët e vetëm të “Zonjës së Vjetër” për ta fituar këtë garë janë: Liverpooli, Bayern Munichu, Barcelona dhe Manchester City.

Juventusi për herë të fundit e ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve në edicionin 1995/96, në finalen e së cilës u ndeshën me Ajaxin. Por, që nga atëherë, “Zonja e Vjetër” ka pësuar disfatë në pesë finale të kësaj gare.

Tri nga këto pesë humbje, Juventusi i ka pësuar gjatë viteve 2000. E fundit nga këto humbje ishte ajo e para dy sezoneve, kur u mposhtën nga Real Madridi në Cardiff me rezultat 4-1.

Megjithatë, për Pirlon, i cili kishte kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij edhe në Milan, këto statistika nuk kanë ndikim në formën aktuale të Juventusit, rivalë ët të cilëve i konsideron vetëm katër skuadra.

“Janë vetëm katër apo pesë klube që me të vërtetë do të garojnë për titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, përfshirë këtu edhe Juventusin”, ka thënë Pirlo, i cili e ka fituar këtë titull dy herë me Milanin, një herë në vitin 2003 dhe pastaj në vitin 2007.

“Pas Juventusit vijnë Liverpooli, Barcelona, Manchester City dhe Bayern Munichu. Ekipet e tjera janë pak a shumë të ngjashme”./Periskopi/

Shpërndaje në: