Trajneri kroat tregon strategjinë se si e ndalën Leo Messin

Trajneri kroat tregon strategjinë se si e ndalën Leo Messin

Kroacia e kishte mposhtur Argjentinën me rezultat 3-0 në fazën e grupeve të Kupës së Botës në një ndeshje ku futbollistët e udhëhequr nga Zlatko Dalic e ndalën me sukses Leo Messin.

Kroacia pati paraqitje të mëdha në Kupën e Botës të mbajtur në Rusi pasi arriti deri në finale, ku më pas u mposht nga Franca 4-2.

Kroatët ishin në grup me Argjentinën dhe në ndeshjen kundër tyre ata me plotë sukeses arritën që ta ndalnin Lionel Messin.

“Për mua, Leo Messi është lojtari më i mirë në botë dhe këtë ai po e tregon javë pas jave,” ka thënë Zlatko Dalic për ‘Goal’.

“Është më vështirë për Messin që të luajë për Argjentinën se sa për Barcelonën, ne u munduam të zbulonim disa dobësi që kishte në skuadrën e Argjentinës.

“Çelësi ishte që të disiplinoheshim dhe të ndiqnim plotësisht planin tonë taktik të lojës, dhe lojtarët tanë vepruan pikërisht ashtu. Ne u përpoqëm që të mos lejojmë që topi të arrijë te Messi si dhe bllokuam pozitat nga ku ai është më i rrezikshëm.

“Sado i mirë që është Messi, futbolli është një sport ekipor dhe nëse një ekip performon më mirë se tjetri është e vështirë për çdo individ që të kthehet gjithçka. Kroacia ishte vetëm një ekip më i mirë se Argjentina në atë lojë”. /Periskopi/

Shpërndaje në: