Solari jep lajmin e papritur për Vinicius, reagojnë edhe tifozët
Vinicius Junior është po aq i gatshëm të startojë sa Karim Benzema, Gareth Bale, Asensio dhe gjithë lojtarët tjerë të ekipit të parë.
Ky është mesazhi që ka dhënë trajneri i ri i Real Madridit, Santiago Solari, para ndeshjes në “Santiago Bernabeu” me Valladollidin e Ronaldos, fenomenit.

“A është i gatshëm për të startuar Vinicius? Të gjithë lojtarët që kemi këtu janë të gatshëm për të luajtur, për të startuar, përveç atyre të dëmtuar. Të gjithë i dimë kualitetet që ka Vinicius, është e qartë”, u shpreh ai.
“Me Vinicius është e qartë, për mua janë dy gjëra; koha dhe loja, çka do të thotë se duhet të luajë për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë lojtar më i mirë”.
Solari dhe një tjetër mesazh për të gjithë lojtarët, “kurrë s’ka lojtarë të padiskutueshëm”, duke i paralajmëruar se do të luajë ai që jep më të mirën çdo stërvitje e ndeshje.
Kjo deklaratë e trajnerit të ri i ka gëzuar tejmase tifozët madrilen, që një kohë të gjatë janë duke pritur për t’i parë kualitetet e brazilianit me ekipin e parë./Periskopi/



