Guardiola mohon gjithçka: Nuk e doja Messin te Manchester City

Guardiola mohon gjithçka: Nuk e doja Messin te Manchester City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka mohuar lajmin kinse ai ka dëshiruar ta transferoj Leo Messin në Etihad.

E përditshmja spanjolle El Mundo Deportivo pati raportuar se ‘Qytetarët’ kanë bërë ofertë 220 milionë funte për yllin argjentinas.

Gjithnjë sipas El Mundos sheikët e Cityt i kërkuan Guardiolas ta ndërmjetësonte transferimin, pasi në këtë mënyrë do bindej më lehtë edhe Messi, transmeton Periskopi.

Reports suggested City had agreed to pay £220million release clause in Messi’s contract

Por gjithçka është mohuar nga ish-trajneri i Barcelonës, i cili tha: ”E kam thënë disa herë, unë kurrë nuk i kam kërkuar Messit të vijë tek Bayern apo këtu”.

”E di se sa i rëndësishëm është ai për Barcelonën. Nuk kam marrë as edhe hapin e parë për të tentuar transferimin e tij. Ekam thënë me mijëra herë”, potencoi spanjolli./Periskopi/

Shpërndaje në: