Tifozët e Chelseat të lumtur me Sarrin, trajneri konfirmon se ylli i Bluve nuk largohet në janar
Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka përjashtuar një huazim të mundshëm për Ruben Loftus-Cheek në, por këmbëngul se mesfushori duhet të përmirësohet nëse ai dëshiron të luajë rregullisht në Premier League.
Loftus-Cheek shijoi një sezon të shkëlqyer me Crystal Palace sezonin e kaluar dhe ishte pjesë e skuadrës së Gareth Southgate me kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës, por ai nuk ka startuar një ndeshje të Premier League këtë sezon, përcjell Periskopi.
Megjithatë, ai impresionoi me një het-trik në Europa League dhe në Kupën Carabao gjatë javës së kaluar teksa u fut si zëvëndësim në fitoren 4-0 ndaj Burnley në Premier League.

”Ruben në tetor luajti katër ndeshje nga pesë në total. Për momentin situata nuk është për një huazim”.
”Ai është përmirësuar por duhet të përmirësohet më shumë nga këndvështrimi taktik. Fizikisht, ai ka karakteristika të mëdha: ai është i shpejtë, solid, ka ndikim të madh, teknikisht ai është shumë i mirë, por nëse dëshiron të luajë si mesfushor ai duhet të përmirësohet në fazën mbrojtëse. Potenciali i tij është madh”, tha Sarri./Periskopi/



