Presidenti i UFC injoron McGregor dhe Khabib, ky është më i talentuari sipas Dana White
UFC po shndërrohet në njërin nga sportet më të preferuara në botë. Luftëtarë si Conor McGregor, Khabib, Nate Diaz e shumë të tjerë janë ndër më të pëlqyerit nga publiku.
Por presidenti i UFC, Dana White nuk mendon se njëri nga emrat e lartcekur është më i talentuari. Sipas tij luftëtari më i talentuar në UFC është Jon Jones.

“Ai është talenti më i madh që kemi parë” tha White në një intervistë.
Jon Jones do të i rikthehet oktagonit me 29 dhjetor ku do të luftojë Alexander Gustafsson./Periskopi/



