Serie A, bëhet i ditur futbollisti i muajit

Serie A, bëhet i ditur futbollisti i muajit

Është mësuar edhe emri i futbollistit më të mirë për muajin tetor në Serie A.

Mauro Icardi është votuar si futbollisti më i mirë, pas perofrmancës së tij fantastike që ndihmoi zikaltërit të renditen në vend të dytë të klasifikimit, pas Juventusit.

Argjentinasi triumfoi në finish ndaj mesfushorit të Napolit, Allan, duke fituar çmimin e akorduar përmes votave në rrjetet sociale për AIC.

Image result for Icardi 2018 vs milan

Deri më 25 shtator Icardi nuk kishte shënuar asnjë gol në Seria A për këtë sezon të ri. Gjithsesi, argjentinasi shpërtheu fiks në kohë, duke realizuar pesë gola në tre ndeshje në tetor, përfshirë dy dygolësha. Icardi ka shënuar gjashtë gola në katër paraqitjet e tij të fundit në Seria A, por mbi të gjitha ai i ka realizuar ato pas vetëm 8 goditjesh në portë./Periskopi/

Shpërndaje në: