Skandal në futboll: Bayerni punoi mbrapa shpinës kundër të gjitha ekipeve për ta krijuar një ligë private
Bayern Munich është përfshirë në një koalicion, ku me muaj të tërë kanë punuar të krijojnë një ligë private me ekipet më elitare të Europes, prapa krahëve të Shoqatave të Futbollit dhe ekipeve tjera.
Mediat raportojnë se nga viti 2021 po planifikohet të bëhet një kampionat, i ngjashëm me Euroleaguen e basketbollit, transmeton Periskopi.

Si duket ekipi i Bayern Munchen ka punuar pa pushim që kjo ide të realizohet.
Në nëntor të vitit 2018, ideja e një Super Lige ka marrë shtysë të rë: Sipas draftit të një fletëngarkese konfidenciale që ka marrë Real Madrid nga një firmë konsultuese, 16 klubet më të mira të Europes do të nënshkruajnë një dokument për të krijuar një ligë.
Sipas këtij dokumenti, liga do të startojë nga viti 2021.
Një nga këto klubet të përmendura i prin Bayern Munich, ndërsa në foton më poshtë renditen ekipet më elitare evropiane, që do merrnin pjesë në rast se krijohet kjo ligë.

Nëse kjo gjë ndodhë atëherë vlera e kampionateve dhe e Ligës së Kampionëve do të binte tërësisht, çka do të sillte edhe lëkundje në futbollin evropian./Periskopi/



