Lojtarët e zemëruar të Galatasarayt ndjekin lojtarin e Fenerbahçes (Video)
Një skenë e çuditshme ka ndodhur në fund të ndeshjes Galatasaray – Fenerbahçe, e cila përfundoi pa fitues me rezultatin 2-2.
Në këtë video mund të shihet se si ndiqet lojtari i Fenerbahçes, Jailson, nga lojtarët e zemëruar të Galatasarayt.
Mirëpo në fund Jailson arrin ta gjejë rrugën deri te hyrja e tunelit.
Më poshtë mund ta shihni videon e plotë të përleshjes së lojtarëve të dy klubeve mes tyre.
Pas këtij incidenti, Federata e Turqisë pritet të marrë masa ndaj dyja ekipeve./Periskopi/



