Këto janë dy përforcimet e KB Bashkimit
Përmes një postimi në Facebook KB Bashkimi bën të ditur se ka transferuar Ermin Jazvin dhe Eric Palm.
“Ermin Jazvin luan në pozitën 4/5 dhe është i gjatë 209 cm dhe vjen në një moment ku kemi nevojë për cilësitë dhe gjatësinë e tij. Jazvin në sezonin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e ekipit hungarez Kaposvari gjithashtu ka qenë edhe reprezentues i përfaqësueses së Bosnje-Hercegovinës”, thotë KB Bashkimi.
Kurse për Eric Palm njofton se luan në pozitat 1/2 dhe është i gjatë 188 centimetra. Së fundmi ai ka luajtur në Sllovaki në ekipin Iskra Svit.
“29 vjeçari më parë ka qenë edhe pjesë e Bundensligës Gjermane në basketboll dhe i përket nacionalitetit amerikan. Eric Palm sonte do të zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin ndërsa Ermin Jazvin pritet që nesër të mbërrijë në qytetin e lashtë”, thuhet më tutje.



