Ekskluzive: Portieri i Cityt do të luajë për Kosovën kundër Maltës dhe Azerbaixhanit

Ekskluzive: Portieri i Cityt do të luajë për Kosovën kundër Maltës dhe Azerbaixhanit

Gazetari Arlind Sadiku ka zbuluar që portieri I cili dje luajti 90 minuta duke e mbajtur portën të paprekur për Manchester Cityn kundër Fulhamit, Arianet Anan Muriqi do të grumbullohet me kombëtaren e Kosovës këtë muaj.

Kosova do të luajë kundër Azerbaixhanit dhe Maltës, dy ndeshjet që do të përcaktojnë pozitën e Kosovës në Ligën e Kombeve.

Meqë Ujkani nuk po luan në Çaykur Rizespor, Muriqi madje pritet të startojë nga fillimi për të mbrojtur portën e Kosovës.

Shpërndaje në: