United tmerrohet nga Bournemouth: Wilson për 1 me 0

United tmerrohet nga Bournemouth: Wilson për 1 me 0

Bournemouth e ka nisur shumë më mirë ndeshjen kundër Manchester United në Vitality Stadium. Skuadra që aktualisht zë vendin e gjashtë në tabelë me 20 pikë, kaloi në epërsi me anë të Callum Wilson në minutën e 12.

Duhet përmendur që Bournemouthi vazhdon të sulmojë gjithë kohën, e madje ka krijuar edhe dy raste të tjera shënimi të qindpërqindta në dhjetë minutat e parë.

Me një fitore eventuale, Bournemouth do të dalë në vendin e katërt me 23 pikë ndërsa United do të mbetet në vendin e tetë me 17. /Periskopi

Shpërndaje në: