Allegri merr vendim që nuk do t’i pëlqejë aspak Ronaldos
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka mbetur pa një privilegj që e ka gëzuar në klubet që ka luajtur më parë.
Portugezi nuk do t’i kryejë më gjuajtjet e lira, së paku ato që janë më afër portës së rivalit.
Vendimi i marrë nga trajneri Massimiliano Allegri do të hyjë në fuqi që nga ndeshja e stome me Cagliarin, ndërsa kjo detyrë u është besuar dyshes Miralem Pjanic dhe Paolo Dybala.
Allegri ka thënë se Ronaldo është djalë i mençur dhe e di që Pjanic e Dybala janë të shkëlqyeshëm nga gjuajtjet e lira.
Pra, gjuajtjet e lira, deri në 20 metra, nga ana e djathtë do t’i kryejë Dybala, ndërsa nga e majta Pjanic.
Ronaldo në dhjetë javët e para e pati këtë privilegj, por nuk shkëlqeu, prandaj Allegri ka vendosur të ndryshojë strategjinë./Periskopi/



