Bravo Akil! Tjetër medalje për Kosovën në xhudo
Akil Gjakova (-73 kg) ka siguruar një tjetër medalje evropiane në sirtarin e tij. Xhudisti nga Kosova u kualifikua në finalen e Evropianit U-23, që po mbahet në Gyor të Hungarisë.
Në gjysmëfinale me një ippon e mposhti rumunin, Marcel Cercea, ndërsa në finalen takohet me Rufat Mamadov të Azerbajxhanit.
Akili vetëm pak ditë më parë e fitoi medaljen e argjendtë në turneun Grand Slam që u zhvillua në Abu Dhabi./Periskopi/



